Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ kërkoi që të mos lirohen makineritë zgjedhore të ndaluara

Foto: БГНЕС

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kërkuar Gjykatës së Lartë Administrative pezullimin e vendimit të gjykatës për lirimin e 228 makinerive zgjedhore të ndaluara në pronësi të “Ciela Norma”. Nga firma kërkojnë që makinat të lirohen nga Drejtoria e Xhandarmërisë dhe të zhvendosen në një magazinë në pronësi të kompanisë. Sipas saj, makineritë janë të destinuara për përdorim në Shqipëri dhe Gjeorgji. Kompania është furnizuese me kontratë e makinerive të votimit. 228 makineritë në fjalë, të gjetura në magazinë para datës 14 nëntor, u sekuestruan pasi u konstatua se ishin jashtë numrit të rënë dakord me KQZ-në.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD