Qeveria ka miratuar mjete për të përfunduar riparimet në pjesën lindore të Manastirit bullgar “Zografski” në Malin e Shenjtë, bëri të ditur shërbimi për shtyp i qeverisë.
Krahu lindor u ndërtua 200 vjet më parë dhe aktualisht atje po zhvillohet punë restauruese e cila filloi që në vitin 2019. Forcimi konstruktiv i krahut është duke u përfunduar. Me akoma 1.15 milionë euro shtesë do te kthehet pamja autentike e manastirit, i cili ndër shekuj ka qenë një shtyllë e spiritualitetit bullgar.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..