Paraditen e së premtes temperaturat minimale do të jenë në një interval të gjerë, nga minus 1° në luginat e Bullgarisë Perëndimore deri në 6-8° në bregun e Detit të Zi. Gjatë ditës vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të konsiderueshme, por pritet të mbeten pothuajse pa reshje. Në fushën e Danubit dhe në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriperëndimi. Temperaturat ditore do të ulen dhe maksimalet do të lëvizin nga 8 deri në 13 gradë, për Sofje deri në 7 gradë.
Mbi male moti do të jetë me vranësira, me erë dhe pothuajse pa reshje. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë deri në 3°, mbi 2000 m rreth minus 1°.
Të shtunën temperaturat maksimale ditore do të rriten me 3-4 gradë.Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të saj muzikore. Para kësaj, sipas traditës, në një ceremoni solemne në Studion e Parë të Radios..
Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen pas mesnate deri në mot kryesisht të kthjellët. Do të fryjë erë e dobët..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..