Ambasadori bullgar në Ukrainë Kostadin Koxhabashev u thirr në Ministrinë e Jashtme të Ukrainës për shkak të një pohimi të Presidenti Rumen Radev për Gadishullin e Krimesë gjatë debatit parazgjedhor me Anastas Gerxhikovin. I pyetur nga Gerxhikovi se kujt i përket Krimea, Radev tha: "Krimea është ruse". Sipas palës ukrainase deklarata e Radevit është e pasaktë dhe e papranueshme. "Ajo është në kontrast të plotë me qëndrimin zyrtar të Sofjes në mbështetje të sovranitetit territorial të Ukrainës," thuhet në deklaratë. Autoritetet në Kiev presin që Presidenti bullgar të tërheqë fjalët e tij.
Lidhur me këtë rast zëdhënësi i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Peter Stano kujtoi se nga pikëpamja e BE-së dhe 27 vendeve anëtare të saj, Krimea është territor ukrainas.Deputetët nga "DPS-Fillimi i Ri" i Deljan Peevskit propozojnë krijimin e një komisioni të përkohshëm për konstatimin e fakteve dhe rrethanave në lidhje me aktivitetet e George Sorosit dhe Alexander Sorosit dhe fondacioneve të tyre në territorin e..
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..