Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Punëve të Brendshme: Procesi zgjedhor po ecën normalisht

| rinovuar më 21-11-21 7.21.MD
Foto: Ani Petrova

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Bullgari po zhvillohet normalisht, pa incidente, njoftoi në orën 15:00 MPB-ja. Rreth 16 000 oficerë po marrin pjesë në ruajtjen e rendit publik.

Nga data 14 tetor e deri më sot janë marrë gjithsej 1191 sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe shumica e sinjaleve kanë të bëjnë me blerje votash në favor të partive politike dhe koalicioneve, njoftoi reporteri Nikollaj Hristov.

KQZ njoftoi se sot ka marrë një sinjal për agjitacion paraelektoral edhe nga ish-kryeministri Bojko Borisov, por KQZ e ka hedhur poshtë.

Deri në orën 16.00, 33 nga gjithsej 11 716 makina votimi brenda dhe jashtë vendit kanë ndaluar së funksionuari. Votimi atje ka vazhduar me fletëvotime.

Ka sinjale dhe sanksione për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve para përfundimit të ditës së zgjedhjeve në një sërë publikimesh online, njoftoi reporterja Maria Kostova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditën e dytë, kryeqyteti u gdhi pa tramvaje, trolejbusë dhe autobusë

Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..

botuar më 25-05-15 9.17.PD

Tre mediat publike në Bullgari po protestojnë për paga të mira

Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..

botuar më 25-05-15 4.05.PD

Parashikimi i motit për 15 majin 2025

Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..

botuar më 25-05-14 7.35.MD