Pjesëmarrja elektorale e bashkatdhetarëve tanë në Francë ka rënë ndjeshëm në krahasim me të dielën e kaluar. Seksionet atje janë sërish 18. Para Ambasadës Bullgare në Paris nuk ka radhë, siç ishte në zgjedhjet 2 në 1 javën e kaluar. Atëherë në Paris votuan mbi 1580 bullgarë dhe gjithsej 4436 qytetarë bullgarë në mbarë vendin.
Një aktivitet më i ulët vërehet edhe tek bullgarët në Britaninë e Madhe. Korrespondentët tanë njoftuan për tension të krijuar pasi KQZ nuk i miratoi propozimet e vullnetarëve në zgjedhje për ndryshimin e anëtarëve të komisioneve seksionale.
Dita e zgjedhjeve në territorin e Federatës Ruse zhvillohet pa sinjale shkeljesh dhe me më pak interes. Qytetarët bullgarë votojnë në 4 seksione: dy në Moskë dhe nga një në konsullatat e vendit tonë në Shën Petersburg dhe Ekaterinburg.
Në Greqi, bullgarët mund të votojnë në 26 seksione. Nuk ka shkelje. Në votim marrin pjesë si bullgarët që janë me qëndrim të përhershëm në vend, ashtu edhe punëtorë sezonalë, studentët, turistët dhe marinarët nga anijet bullgare. Pjesëmarrja është më e ulët se në zgjedhjet parlamentare.
Pritet që aktiviteti në balotazhin në Turqi të jetë tre herë më i ulët se në raundin e parë. Qytetarët bullgarë mund të votojnë në 126 seksioneve në vend. Votuesit janë hidhëruar nga tensionet diplomatike midis Sofjes dhe Ankarasë gjatë javës së kaluar. Informacioni është i korrespondentëve të BNR jashtë vendit.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..