"Nuk mendoj se kjo që kemi bërë ka qenë e pafrytshme. Ne ndikuam konsiderueshëm në ndryshimin e stilit politik, domethënë treguam se drejtimi i duhur për vendin është bashkimi, jo vijat ndarëse." Këtë e deklaroi në brifingun e tij të parë pas rezultateve të para të balotazhit për Presidentin e Bullgarisë, Anastas Gerxhikov.
Ai përshëndeti fituesin e zgjedhjeve - Rumen Radev. Gerxhikov theksoi se ai dhe kandidatja për Nënpresidente Nevjana Miteva kanë kandiduar për postin presidencial, sepse kanë menduar se mund të jenë të dobishëm për Bullgarinë në një kohë krize dhe në një kohë kur demokracia është në rrezik. Gerxhikov shprehu keqardhjen e vet se nuk ka pasur një debat të vërtetë zgjedhor, por përkundrazi i gjithë aparati shtetëror ka punuar për presidentin aktual, duke përfshirë ministritë e pushtetit. “Në një brifing, Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov madje tha se votimi në Turqi do të ishte aq masiv sa do të zhvlerësonte votën bullgare këtu. Kjo, natyrisht, u përgënjeshtrua. Sot ne pamë se seksionet në Turqi janë bosh”, tha Gerxhikov.Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..