Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anastas Gerxhikov: Përpjekjet tona nuk ishin të kota, ne ndryshuam stilin politik

Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Miteva
Foto: BGNES

"Nuk mendoj se kjo që kemi bërë ka qenë e pafrytshme. Ne ndikuam konsiderueshëm në ndryshimin e stilit politik, domethënë treguam se drejtimi i duhur për vendin është bashkimi, jo vijat ndarëse." Këtë e deklaroi në brifingun e tij të parë pas rezultateve të para të balotazhit për Presidentin e Bullgarisë, Anastas Gerxhikov.

Ai përshëndeti fituesin e zgjedhjeve - Rumen Radev. Gerxhikov theksoi se ai dhe kandidatja për Nënpresidente Nevjana Miteva kanë kandiduar për postin presidencial, sepse kanë menduar se mund të jenë të dobishëm për Bullgarinë në një kohë krize dhe në një kohë kur demokracia është në rrezik. Gerxhikov shprehu keqardhjen e vet se nuk ka pasur një debat të vërtetë zgjedhor, por përkundrazi i gjithë aparati shtetëror ka punuar për presidentin aktual, duke përfshirë ministritë e pushtetit. “Në një brifing, Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov madje tha se votimi në Turqi do të ishte aq masiv sa do të zhvlerësonte votën bullgare këtu. Kjo, natyrisht, u përgënjeshtrua. Sot ne pamë se seksionet në Turqi janë bosh”, tha Gerxhikov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD