Një udhërrëfyes me afate të cilat të tregojnë progresin në fushën e reformës në drejtësi do të jetë pjesë e programit të përgjithshëm të qeverisjes së një kabineti eventual me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin" në koalicion me BSP, "Ka një popull të tillë" dhe " Bullgaria Demokratike" në sferën “Drejtësia”. Përfaqësuesit e katër formacioneve diskutuan masat lidhur me reformën në Prokurori, Këshillin e Lartë Gjyqësor, drejtësinë e specializuar, Komisionin Kundër Korrupsionit dhe organet rregulluese. Ndër masat rreth të cilave u bashkuan formacionet është ndërprerja e mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi reporterja Sillvija Velikova.
Në negociatat për marrëveshjen e koalicionit në sektorin e transportit, pjesëmarrësit u fokusuan në sigurinë rrugore dhe kërkuan një ligj të ri për trafikun rrugor, modernizim të përshpejtuar të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe zhvillim më aktiv të transportit ujor.
Nesër do të diskutohen temat: shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe qeverisja elektronike.Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri..