Hetuesit përjashtojnë versionin për aktin terrorist në incidentin e rëndë në Autostradën “Struma” që mori jetën e 44 personave, sipas të dhënave të fundit, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Sipas Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, versioni kryesor i përplasjes së autobusit që transportonte shtetas maqedonas të Maqedonisë së Veriut mbetet një gabim njerëzor. Organet hetuese të RS të Maqedonisë dhe Bullgarisë po punojnë mbi rastin.
7 të mbijetuarit e shtruar në Spitalin “Pirogov” në Sofje janë në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Njëri prej tyre, i cili u operua dje, do të operohet sërish sot. Nuk dihet ende se kur do të transportohen të lënduarit në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i spitalit, Hristo Shivaçev, sqaroi se kjo me gjasë do të ndodhë në faza, sepse gjendja e tyre është e ndryshme.
Sipas një nga të mbijetuarit nga aksidenti në autostradën “Struma”, janë shpëtuar 8 veta, jo 7. I riu që ndihmoi të mbijetuarit e tjerë të zbrisnin nga autobusi i djegur e tha këtë në një takim personal me zëdhënësen e kryeprokurores Sijka Mileva në spitalin “Pirogov” në Sofje.” Më pas ai e përsëriti historinë e tij para hetuesve. Mirëpo, në spital ka 7 pacientë të mbijetuar dhe pritet që të konstatohet a ka akoma një të mbijetuar apo jo.
Në një intervistë për agjencinë e Maqedonisë së Veriut MIA drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup Aleksandër Stankov tha, se në vendin e aksidentit në Autostradën “Struma” u gjetën 44 kufoma dhe mbetje kufomash, të cilave do t’u bëhen analiza ADN dhe deri në përfundimin e tyre nuk mund të konstatohet numri i saktë i të vdekurve.Edhe në kontekstin e paqartë të luftës së Rusisë në Ukrainë, bullgarët vazhdojnë të shohin vendet evropiane si më të afërta në krahasim me faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të ri nga agjencia sociologjike..
Disa ditë pas incidentit tragjik me parashutë në Nesebër, ku humbi jetën një fëmijë tetëvjeçar, kryeministri Rosen Zheljazkov i ngarkoi ministrat dhe agjencitë përkatëse të dorëzojnë deri në fund të sezonit veror propozime për një rregullore të re që..
Gjatë muajit korrik u zbuluan gati dy herë më shumë laboratorë dhe sipërfaqe të përdorura për prodhimin dhe kultivimin e substancave narkotike krahasuar me muajin paraprak, njofton agjencia BGNES. Në korrik 2025 u evidentuan 40 raste, ndërsa në qershor..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së,..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje..