Bullgaria u zgjodh anëtare e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve Palë në Konventën e Trashëgimisë Botërore, që po mbahet aktualisht në Paris. Ky është organi më prestigjioz i UNESCO-s, në të cilin marrin pjesë 21 shtete.
Zgjedhja e Bullgarisë është një njohje e punës aktive të vendit tonë në kuadër të programeve të UNESCO-s në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Bullgaria ka regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore gjithsej 10 vende kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin. Këto janë Kalorësi i Madarës, Kisha e Bojanës, Varreza e Kazanllëkut, Nesebëri i Vjetër, Manastiri i Rillës, Kishat Shkëmbore në Ivanovo, Varri Trak në Sveshtari, Parku Kombëtar Pirin, Rezerva e Biosferës Srebërna dhe, së bashku me vende të tjera evropiane, elementë të objektit “Pyjet w vjetra të ahut në Evropë”.
Për disa nga këto objekte të Trashëgimisë Botërore mund të lexoni në banerin tonë të posaçëm 100 OBJEKTET TURISTIKE KOMBËTARE.Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do të depërtojë edhe ajri i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° në pjesën perëndimore të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..