Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Platforma unike për kinema të shkurtër bullgare No Blink tashmë me miliona shikime nga e gjithë bota

“Një natë me Boris Pavlloviç”, 2016, regji Georgi Svetllomirov
Foto: No Blink

#Mos i mbyllni sytë para kinemasë bullgare, bëjnë thirrje krijuesit e platformës No Blink. Sepse filmat janë të shkurtra dhe mund të humbasësh diçka,por  çdo detaj është i rëndësishëm.

Për 5 vitet e gjysmë të fundit platforma noblink.bg mblodhi 160 nga titujt më të mirë të filmave vendas me metrazh të shkurtër. E mira është se aksesi në këto vepra prej autori është plotësisht falas. Ato mund të shihen nga çdo pajisje nga kudo në botë. Përveç kësaj, një pjesë prej filmave kanë titra në anglisht, dhe shumica kanë titra bullgare për njerëzit me probleme në të dëgjuarin. 

“Gati 6 vjet më parë krijuan No Blink, bashkë me kolegët e mi nga klasa e mjeshtërisë e Prof. Georgi Djullgerov, sepse e kuptuan, se në Bullgari xhirohen dhjetëra filma të shkurtra për vit, por shumica nuk arrijnë absolutisht askënd, me përjashtim të 5 festivaleve. Disa kanë një prezantim më të madh në festivale, por publiku i gjerë nuk ka asnjë qasje me ta – thotë për Radio Bullgarinë Niki Stoiçkov, themelues dhe drejtor kreativ i No Blink. Dhe shton, se forma e shkurtër në ditët tona është jashtëzakonisht me popullaritet. – Njerëzit preferojnë të shikojnë diçka të shkurtër, që do t’u japë atyre përmbajtje dhe do t’i pasurojë. Për këtë arsye vendosa se një platformë të tillë online, e cila mbledh në një vend filma me metrazh të shkurtër do të arrijë një auditor më të gjerë” – është kategorik Niki. Dhe rezulton të jetë absolutisht i drejtë!

“Porta”, 2016, regji Elena Tonçeva

Pas përpjekjeve shumëvjeçare dhe entuziazëm ngjitës, ekipi i No Blink mund të mburret, se fitoi për kauzën e kinemasë bullgare me metrazh të shkurtër dhjetëra fansa nga e gjithë bota. Përveç kësaj, pandemia e Cogvid-19 shtoi më tej interesin ndaj platformës online. “Spektatorët e No Blink u rritën ndjeshëm me mbylljen e parë në mars 2020 – flasim për shumë herë më shumë vizita”, thotë Niki dhe shton:

Fatmirësisht mund të themi se tashmë kemi mijëra spektatorë të rregullt që shikojnë filma dhe deri më tani kemi miliona shikime. Vëzhgimet tona janë se vitet e fundit në Bullgari xhirohen gjithnjë e më shumë filmash, ndërsa kinemaja e shkurtër vendëse po bëhet përherë e më mirë. Kjo na jepe shpresë dhe e bënë më të lehtë detyrën tonë të gjejmë vepra me vlerë, të cilat t’u prezantojmë spektatorëve.”

“Larg nga koha”, 2020, regji Dejan Cvjatkov

No Blink paraqes kryesisht regjisorë të rinj, autorë të kinemasë së pavarur, të cilët nuk frikësohen të eksperimentojnë, si me mjetet shprehëse, ashtu dhe me zgjedhjen e temave. “Kemi filma vizatimorë, dokumentarë, artistikë në të gjitha gjinitë. Kështu që secili që dëshiron të shikojë një film me gjatësi deri në 30 minuta, mund të gjejë diçka për veten!” – thotë Niki. Publiku është me shije të larmishme – shihen si komedi tradicionale, ashtu edhe filma eksperimentalë. Dhe koncepti i viteve më parë se regjisorët kalojnë përmes xhirimit të filmave me metrazh të shkurtër për të fituar përvojë dhe vetëm atëherë fillojnë të bëjnë filma artistikë nuk vlen më. Në ditët e sotme ky model po “thyhet” dhe me këtë zhanër punojnë edhe regjisorë me eksperiencë dhe me famë, mësojmë nga Niki.

“Shpresa olimpike”, 2019, regji Nikollaj Urumov

Gjatë viteve platforma No Blin mori përkrahje të institucioneve dhe mediave të ndryshme. Ndërsa auditori i Radios Kombëtare Bullgare mund të shikojnë prapa skenës së kinemasë së shkurtër bullgare dhe të njihen me autorët e saj përmes podkast-it të përbashkët “Kinema me fjalëdhe serinë “Udhërrëfyes Kinemaje”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: No Blink



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD