Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Ilijana Jotova – midis mandatit të vjetër dhe atij të ri

Ilijana Jotova: Duhet të bëjmë një përpjekje të qëllimshme për të rifituar ndikimin e kulturës bullgare jashtë vendit

| rinovuar më 21-11-29 12.38.MD
7
Në Liceun Teorik Bullgar “Vasill Levski” në Kishinau
Foto: Ekipi i Nënpresidentes

Mungesa e dialogut me dy institucionet e tjera të rëndësishme në vend - Kuvendin Popullor dhe Këshillin e Ministrave, ka penguar zbatimin e shumë ideve të Presidentit dhe Nënpresidentit në lidhje me politikat për bullgarët jashtë vendit. Kjo u bë e qartë nga intervista që Nënpresidentja Ilijana Jotova i dha Radio Bullgarisë disa ditë pasi ajo dhe Rumen Radev morën besimin e qytetarëve bullgarë për të vazhduar punën në një mandat të dytë.

Biseda u zhvillua në një javë jashtëzakonisht të vështirë, në të cilën Bullgaria u trondit nga dy tragjedi që morën jetën e 9 bullgarëve të moshuar në një azil në rajonin e Varnës dhe të 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut, që humbën jetën në një aksident në autostradën Struma. “Emocionet janë ende shumë të forta”, tha Ilijana Jotova, duke shprehur ngushëllime për të afërmit dhe miqtë e viktimave:

“Kësaj radhe e vërteta duhet të dalë me detajet e plota dhe të kuptojmë se kush nuk e ka kryer punën e vet. Pasi e mësojmë të vërtetën duhet marrë masat e domosdoshme që të mos ndodhin aksidente të tilla në vendin tonë. Por unë do të bëja një hap më tej - këtë herë le të shohim fajtorët. Jo për të zbehur fajin në të gjithë shoqërinë, por për të pasur në fakt dënime”.

Bilanci i pesë viteve të fundit si Nënpresidente e Bullgarisë:

“Po, ne nuk kemi një iniciativë legjislative e cila të na japë të drejtat e domosdoshme, por gjatë gjithë kohës kemi dhënë ide se si të përmirësohen ligjet përkatëse”, kujtoi Jotova. - Duke filluar nga Ligji për shtetësinë bullgare dhe duke vazhduar më tej me Ligjin për bullgarët jashtë vendit dhe Ligjin për qëndrimin e të huajve në vend, i cili krijon shumë probleme, veçanërisht për të rinjtë që vijnë për të studiuar arsimin e lartë këtu. Dhe sot mund të them se pas shumë këmbënguljeve të mia janë miratuar disa ndryshime të pjesshme, por në asnjë mënyrë nuk mund të themi se ky është legjislacioni serioz dhe i plotë që na nevojitet. Shpresoj shumë që brenda një ose dy javësh të ketë një kabinet të qëndrueshëm, një qeveri me njerëz të ndritur, të cilët të jenë në gjendje të krijojnë ligje funksionuese. Dhe bashkë me ta të bëjmë politika serioze”.

Sipas të dhënave jozyrtare, afro 2 milionë janë shtetasit bullgarë jashtë vendit tonë. Ata morën pjesë aktive në zgjedhjet parlamentare dhe në ato presidenciale, që u mbajtën këtë vit, duke shprehur shpresën për të parë ndryshime reale në vendin tonë - respektim të rregullave, gjyqësor funksional, shëndetësi cilësore, reduktim të korrupsionit ndër nëpunësit civilë, pensione të mira për prindërit e tyre në Bullgari.

Takimi virtual me ekspertë të IT nga jashtë dhe Bullgaria

"Ne kemi shumë për të bërë," tha Ilijana Jotova, e cila është përgjegjëse për politikat e Presidentit ndaj bullgarëve jashtë vendit. - Pjesa pozitive e zgjedhjeve të fundit është se bullgarët jashtë vendit treguan një aktivitet shumë serioz. Dhe kjo është një shenjë e sigurt se sa shumë ata kujdesen për Bullgarinë. Dhe më e rëndësishmja - bullgarët jashtë shtetit shohin një rreze të ndritshme ndryshimi këtu. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos i zhgënjyer këtë herë”.

Një nga prioritetet e renditura në faqen e parë të detyrave të reja të Nënpresidentes është të vendosë kontakte me Rrjetin Botëror të Vullnetarëve Zgjedhorë në botë dhe të ndihmojë në legjitimimin e statusit të tij. Sipas Ilijna Jotovës, kjo duhet të bëhet nëpërmjet “ndryshimeve në Ligjin për bullgarët jashtë vendit, por edhe në legjislacionin horizontal dhe në Kodin Zgjedhor, për t'u dhënë fund një herë e përgjithmonë problemeve të tyre, por dhe të parandalojmë abuzime eventuale.”

Takimi me bullgarët në fshatin Zarja - Ukrainë

Një tjetër prioritet për mandatin e ardhshëm është tema e gjuhës bullgare jashtë vendit. Një nga detyrat më serioze në këtë drejtim është kthimi i statusit të gjuhës bullgare në Francë si gjuhë mature. “Ky nuk është një vendim i qëllimshëm i shtetit francez, por një gabim i mundshëm teknik. “Dhe askush në ministritë tona nuk e ka vënë re këtë për të sinjalizuar me kohë dhe për të kthyer tekstin. Tani është shumë më e vështirë, por gjithsesi do të duhet të punojmë në këtë drejtim”, tha Jotova dhe shtoi:

“Fatkeqësisht, gjuha bullgare e ka humbur vendin e saj në shumë vende evropiane gjatë viteve të kaluara. Kishim vite në të cilat filologjia bullgare mësohej si specialitet në universitetet kryesore evropiane. Për shkak të pakujdesisë sonë nihiliste i humbëm këto pozita - thotë Ilijana Jotova dhe tregon një shembull drastik: - Në Universitetin e Budapestit nuk ka lektorat në gjuhën bullgare, por ka një lektorat të tillë në gjuhën maqedonase. Këtë temë mund ta vendosni në kontekstin e gjithçkaje që po ndodh në marrëdhëniet tona me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kemi pasur pozicione që i kemi humbur dhe nuk do të jetë e lehtë dhe e shkurtër rruga për rimëkëmbjen e tyre.”

Në Liceun Teorik Bullgar “Vasill Levski” në Kishinau

Si sukses i punës së saj, së bashku me qeverinë e mëparshme, Jotova vlerëson mundësinë që fëmijët që kanë mbaruar shkollat ​​bullgare jashtë vendit të aplikojnë me notat e tyre drejtpërdrejt në institucionet tona të arsimit të lartë. “Kjo bëhet me qëllimin fisnik që këta fëmijë të kthehen për të studiuar në Bullgari dhe të qëndrojnë këtu dhe ta ruajnë gjuhën. Ky sistem duhet të përmirësohet më tej. Hapi tjetër është se si t'i bëjmë qytetarët e huaj të mësojnë edhe bullgarishten. Kjo është sfida më e madhe që është çështje e politikës publike”.

Takimi me bullgarët në Kazakistan

Për sa i përket politikës së jashtme, kontaktet me autoritetet në Moldavi janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ruajtur integritetin administrativ të rajonit Taraklia, ku jeton një komunitet i përqendruar bullgar. Një ndarje e mundshme do të çonte në humbjen e mundësive për të mësuar bullgarishten si gjuhë amtare.

Në lidhje me temën e rëndësishme për shumë prej shtetasve të huaj me origjinë bullgare – atë për dhënien e pasaportave bullgare, Nënpresidentja Jotova deklaroi:

“Ligji është i tillë siç është. Disa vjet merrnim pjesë në një grup pune për përmirësimin e Ligjit për shtetësinë bullgare. Ndryshimet që u bënë ishin shumë kozmetike. Gjithmonë kemi këmbëngulur që kushti më i rëndësishëm për dhënien e nënshtetësisë të jetë njohja e gjuhës bullgare. Nuk ka se si të jesh shtetas bullgar dhe të mos flasësh bullgarisht - përndryshe është një shitje dokumentesh me të cilat merren pasaporta që të na hapet dera për në Evropë dhe për të punuar në vende të tjera evropiane. Kjo nuk është shtetësi, nuk është sovranitet, nuk është identitet. Kjo u përmirësua deri diku, por u ruajt sistemi i shthurur, i cili krijoi shumë praktika korruptive me të ashtuquajturat “dokumente të origjinës”. Kjo gjë duhet të hiqet plotësisht, atëherë procedura do të jetë shumë më e shpejtë.”


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografitë janë siguruar nga ekipi i Nënpresidentes Jotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD