Bullgaria është e vetëdijshme për nevojën për të investuar në kapitalin njerëzor, tha presidenti Rumen Radev në një takim me zëvendëssekretaren e përgjithshme të OKB-së Natalia Kanem, e cila është për vizitë në Bullgari. Më 1 dhe 2 dhjetor, Sofja do të jetë mikpritëse e një konferencе mbi qëndrueshmërinë demografike. Takimi është nën patronazhin e kreut të shtetit. “Desha t'ju siguroj se Bullgaria është thellësisht e vetëdijshme për nevojën për të investuar në kapitalin njerëzor, për të përballuar sfidat demografike përpara dhe veçanërisht për të krijuar një mjedis të favorshëm për fëmijët, gratë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara dhe të gjitha grupet e rrezikuara sociale, që të arrijmë stabilitet dhe prosperitet në zhvillimin tonë”, tha Radev.
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..