Më 2 dhjetor shënohen 120 vjet nga lindja e violinistes së madhe bullgare Nedjallka Simeonova. Ajo lindi në vitin 1901 në qytetin Haskovo. Koncerti i saj i parë para publikut ishte në një moshë shumë të hershme, ndërsa turneu i saj i parë jashtë shtetit ishte në Shtetet e Bashkuara, kur ajo ishte 12 vjeç. Jashtë vendit, Nedjallka Simeonova pati një sukses të madh, duke e quajtur një fëmijë-mrekulli. Të ardhurat nga koncertet e ndihmuan familjen e saj për ta dërguar në Dresden, ku mësonte te pedagogët më të mirë.
Pasi u kthye në Bullgari, Nedjallka Simeonova vazhdoi të jepte koncerte, si në vend, ashtu dhe jashtë. Muzikantja e talentuar ishte koncertmjeshtre e Orkestrës së Radios dhe jepte mësime në Akademinë Kombëtare të Muzikës. Sot në vendlindjen e saj, Haskovo, po zhvillohet një konkurs ndërkombëtar i violinës me emrin e saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë. " Do të më gjeni në ndonjë..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: smolyan.bg, bnf.bg, irodopi.bg, bg.wikipedia.org, личен архив на Стефан Драгостинов
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..