Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.
Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.
Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.Një grup krimi i organizuar për qarkullimin e kartëmonedhave të falsifikuara - dollarë dhe euro, si dhe për mbajtjen e levave bullgare të falsifikuara, është zbuluar në Plovdiv, raportoi BTA. Gjashtë persona janë arrestuar, përfshirë udhëheqësin e..
Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim mbi ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me mundësinë e presidentit për të zgjedhur kryeministrat në detyrë nga një listë e kufizuar zyrtarësh në administratën shtetërore. Kjo tregohet nga vendimi i..
Bullgaria ka riparaqitur një kërkesë të dytë pagese sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë prej 653 milionë eurosh. Kërkesa mbulon zbatimin e 59 etapave dhe objektivave, 20 prej të cilave lidheshin me ndryshime legjislative, njoftoi..
Nga 8 gushti 2025 deri më 31 dhjetor 2026, çmimet e mallrave dhe shërbimeve duhet të tregohen në leva dhe euro, vendosën deputetët në lexim të parë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°. Në Sofje, do të jetë 17°. Para mesditës, do të jetë me diell. Pas mesditës,..
Pas vitesh përgatitjesh dhe kërkimesh, shpimet e vërteta për naftë dhe gaz natyror po fillojnë në pjesën bullgare të Detit të Zi. OMV Petrom, prodhuesi..