Festa e peshkut të kripur? Sigurisht që do t’ju tingëllojë pak çuditshëm, por sivjet do të zhvillohet edicioni i tij i parë. Fare natyrshëm vendi i tij është buzë detit. Nëse jeni kureshtarë ndaj sekreteve të jetës bregdetare pas fundit të stinës verore, duhet të vizitoni qytetin Sozopoll një ditë përpara festës së marinarëve dhe të peshkatarëve - Dita e Shën Kollit. Festa e peshkut të kripur ka dhe misionin e vet fisnik për përkrahjen e peshkatarëve nga qyteti dhe rajoni, prandaj peshku i kapur i freskët prej tyre do të jetë theksimi kryesor. Gara-konkurs për përgatitjen e tij më mjeshtërore në një version të kripur do të sjellë një dozë adrenalinë mes pjesëmarrësve dhe të ftuarve vendas.Festa e peshkut të kripur do të zhvillohet duke respektuar masat anti-epidemike për ngjarjet në të hapur, të cilat janë në fuqi në territorin e vendit.
Kryetari i jurisë që do të shpallë fituesin është studiuesi i Antarktidës, profesor Hristo Pimpirev, i cili është edhe bashkautor i një edicioni kulinar për kuzhinën e kontinentit të akullit.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..