Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peshku i kripur do të ketë festën e tij… në Sozopoll

Foto: BNR

Festa e peshkut të kripur? Sigurisht që do t’ju tingëllojë pak çuditshëm, por sivjet do të zhvillohet edicioni i tij i parë. Fare natyrshëm vendi i tij është buzë detit. Nëse jeni kureshtarë ndaj sekreteve të jetës bregdetare pas fundit të stinës verore, duhet të vizitoni qytetin Sozopoll një ditë përpara festës së marinarëve dhe të peshkatarëve - Dita e Shën Kollit. Festa e peshkut të kripur ka dhe misionin e vet fisnik për përkrahjen e peshkatarëve nga qyteti dhe rajoni, prandaj peshku i kapur i freskët prej tyre do të jetë theksimi kryesor. Gara-konkurs për përgatitjen e tij më mjeshtërore në një version të kripur do të sjellë një dozë adrenalinë mes pjesëmarrësve dhe të ftuarve vendas.Festa e peshkut të kripur do të zhvillohet duke respektuar masat anti-epidemike për ngjarjet në të hapur, të cilat janë në fuqi në territorin e vendit.

Kryetari i jurisë që do të shpallë fituesin është studiuesi i Antarktidës, profesor Hristo Pimpirev, i cili është edhe bashkautor i një edicioni kulinar për kuzhinën e kontinentit të akullit

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD