71.1% e bullgarëve pranojnë se gjëja më e rëndësishme është të zgjidhen marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe nuk është aq e rëndësishme nëse Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Mendimin e kundërt e shprehin 7.5 për qind e bullgarëve. Pjesa e mbetur prej 21.4 për qind janë në mëdyshje. Më të distancuar nga tema janë njerëzit më të rinj dhe grupet e ndryshme minoritare.
Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të pavarur nga agjencia e sondazheve “Gallup International Bolkan”. Sondazhi u krye nga 25 nëntori deri më 3 dhjetor me 803 bullgarë të rritur.
Në të njëjtin sondazh të një viti më parë, 57.9 për qind mendonin se zgjidhja e marrëdhënieve mes dy vendeve ishte e një rëndësie të madhe.
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..