Presidenti Rumen Radev u takua me anëtarët e qeverisë teknike dhe i falënderoi për vullnetin e mirë, guximin dhe përkushtimin. “Ju, z. Janev, treguat se mund të ketë një qeverisje të re – transparente dhe pa kompromis.” Me këto fjalë Kreu i Shtetit iu drejtua Stefan Janevit - Kryeministër i deritanishëm në qeverinë teknike dhe Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e ri.
Sipas Rumen Radevit, qeveria e përkohshme ka zbuluar vjedhjet e mjeteve për ndërtimin e autostradës “Hemus”, ka ndërprerë valën e katërt të epidemisë së koronavirusit, është përballur me krizën energjetike dhe ka ndaluar praktikat e këqija në Fondin Shtetëror të Bujqësisë. "Pas dy qeverive provizore, Bullgaria është e ndryshme - shpresoj se është pak më e mirë," tha në përgjigje Kryeministri i deritanishëm i përkohshëm Stefan Janev. Sipas tij, rezultatet janë fakt. “Duhet ndryshim, njerëzit presin reforma”, shtoi ai. Më vonë në Këshillin e Ministrave, kabineti i përkohshëm i Stefan Janev ia dorëzoi pushtetin qeverisë së sapozgjedhur të kryesuar nga Kirill Petkov.Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë..