Presidenti Rumen Radev u takua me anëtarët e qeverisë teknike dhe i falënderoi për vullnetin e mirë, guximin dhe përkushtimin. “Ju, z. Janev, treguat se mund të ketë një qeverisje të re – transparente dhe pa kompromis.” Me këto fjalë Kreu i Shtetit iu drejtua Stefan Janevit - Kryeministër i deritanishëm në qeverinë teknike dhe Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e ri.
Sipas Rumen Radevit, qeveria e përkohshme ka zbuluar vjedhjet e mjeteve për ndërtimin e autostradës “Hemus”, ka ndërprerë valën e katërt të epidemisë së koronavirusit, është përballur me krizën energjetike dhe ka ndaluar praktikat e këqija në Fondin Shtetëror të Bujqësisë. "Pas dy qeverive provizore, Bullgaria është e ndryshme - shpresoj se është pak më e mirë," tha në përgjigje Kryeministri i deritanishëm i përkohshëm Stefan Janev. Sipas tij, rezultatet janë fakt. “Duhet ndryshim, njerëzit presin reforma”, shtoi ai. Më vonë në Këshillin e Ministrave, kabineti i përkohshëm i Stefan Janev ia dorëzoi pushtetin qeverisë së sapozgjedhur të kryesuar nga Kirill Petkov.Presidenti Rumen Radev ia referoi sot çështjen Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të detyrueshëm të Kushtetutës dhe për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, për të paraqitur për shqyrtim nga..
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga..