Presidenti Rumen Radev u takua me anëtarët e qeverisë teknike dhe i falënderoi për vullnetin e mirë, guximin dhe përkushtimin. “Ju, z. Janev, treguat se mund të ketë një qeverisje të re – transparente dhe pa kompromis.” Me këto fjalë Kreu i Shtetit iu drejtua Stefan Janevit - Kryeministër i deritanishëm në qeverinë teknike dhe Ministër i Mbrojtjes në kabinetin e ri.
Sipas Rumen Radevit, qeveria e përkohshme ka zbuluar vjedhjet e mjeteve për ndërtimin e autostradës “Hemus”, ka ndërprerë valën e katërt të epidemisë së koronavirusit, është përballur me krizën energjetike dhe ka ndaluar praktikat e këqija në Fondin Shtetëror të Bujqësisë. "Pas dy qeverive provizore, Bullgaria është e ndryshme - shpresoj se është pak më e mirë," tha në përgjigje Kryeministri i deritanishëm i përkohshëm Stefan Janev. Sipas tij, rezultatet janë fakt. “Duhet ndryshim, njerëzit presin reforma”, shtoi ai. Më vonë në Këshillin e Ministrave, kabineti i përkohshëm i Stefan Janev ia dorëzoi pushtetin qeverisë së sapozgjedhur të kryesuar nga Kirill Petkov.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..