Një shtëpizë e mbrojtur nga roje të denjë – pemët shekullore të pyllit, që kufizon me lagjen e kryeqytetit “Lozenec”, shfaqet para syve, sapo tramvaji me forca të fundit rrëshqet rrotat mbi shinat. “Mirë se keni ardhur në stacionin “Vishneva”!”, sikur fton zëri duke pëshpëritur histori interesante për të dashuruar....
Mezi ka ndonjë kryeqytetas, i cili të paktën një herë të mos ketë hipur në tramvajin magjik që kalon përmes pyllit. Aty, sikur të transfereruar nga përrallët në botën tonë të ashpër, ngrihet një shtëpi të vogël pranë një stacioni të tramvajit.
“Shumë legjenda dhe romantikë përhapet rreth stacionit “Vishneva”, duke nisur me këtë, se shtëpia u ndërtua si një shtëpizë gjuetie për Mbretin Boris III si dhuratë nga bashkëshortja e tij – tregon Rosina Todorova nga Kompania “Transporti Elektrik i Kryeqytetit”. – Flitet gjithashtu se motra e tij takohej aty me një kalorës të ri. Por e vërteta më e mundshme është, se stacioni u ndërtua gjatë zgjatjes së linjës së tramvajit.”
Historia e linjës së tramvajit midis sheshit “Zhurnalist” dhe Seminarit në lagjen e kryeqytetit “Llozenec” rikthen kujtimin për vitet 30-të të shekullit të kaluar, kur banorët e kësaj lagjeje përcollën një delegacion në bashkinë e kryeqytetit me kërkesë që tramvaji të arrijë deri te ta për të mos qëndruar të shkëputur nga qyteti.
Lutja e tyre u dëgjua, por realizimi rezultoi një sfidë jo vetëm për shkak të terrenit të pjerrët, por edhe, por edhe për shkak të domosdoshmërisë që traseja të zvarritet përmes pishnajës. Për fat të keq nga pylli me pisha nuk mbeti pothuajse asgjë dhe qytetarë të indinjuar e shpallën veprën barbare.
Në vitin 1933 personalisht kryetari i bashkisë Harallampi Oroshakov inauguroi pjesën e re të linjës së tramvajit dhe qytetarët e mbledhur e përshëndetën tramvajin me thirrjen “Urra!”. Më pas të gjithë shkuan në lokalin “Mbreti Pyjor” (Gorski Car) për të festuar një tjetër arritje civilizuese.
Vite me radhë streha, siç quhet shtëpiza e vogël në stacionin “Vishneva” sipas dokumenteve të bashkisë, shfrytëzohej për mirëmbajtjen e tërë linjës përmes pyllit dhe në të ruheshin materialet inerte për pastrimin. Në vitin 2017një zjarr i madh dogji çatinë dhe tarracat. Sot rinovimi i godinës, që është monument i kulturës, është duke u përfunduar. Për këtë arsye edhe Kompania “Transporti Elektrik i Kryeqytetit” ka ndërmend t’i jap një jetë të re.
“Ideja jonë është që të kthejmë godinën në një qendër informacioni për vizitorë, në të cilën të ekspozojmë foto, uniforma dhe artefakte të tjera si pjesë e një muzeu të ardhshëm -thotë Rosina Todorova. – Në këtë mënyrë do të tregojmë historinë e transportit urban në Sofje – një nga më të vjetrit në Evropë, dhe do t’ua prezantojmë fëmijëve (Gjatë këtij viti tramvajet në qytetit mbushën 120 vjet, ndërsa trolejbusët – 80). Ndoshta do të mendojmë ndonjë itinerar, përgjatë të cilit fëmijët do të sillen me një tramvaj retro deri në stacionin “Vishneva” dhe aty do t’u ofrohen argëtime. Si për shembull herën e fundit, kur organizuam një atelie të pikturimit dhe fëmijët bënë vizatime të mrekullueshme. Kështu që ideja jonë është që kjo të kthehet në një traditë.”
Kjo nismë tashmë është në një fazë të avancuar, mbeten vetëm disa hapa administrativ, siguron në përfundim Rosina Todorova dhe shton: “Shpresojmë që gjatë pranverës, megjithë vonesën për shkak të pandemisë, të kemi mundësinë ta realizojmë këtë.”
Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistave të Programit “Hristo Botev” të BNR)
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, photoarhiv-todorslavchev.com, Facebook / Sofia – Pics&Words –Elina Ninova , isofia.bg, arkiv
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..