Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia përrallore pyjore në stacionin e tramvajit “Vishneva” në Sofje do të tregojë histori nga e kaluara

7
Foto: Elina Ninova

Një shtëpizë e mbrojtur nga roje të denjë – pemët shekullore të pyllit, që kufizon me lagjen e kryeqytetit “Lozenec”, shfaqet para syve, sapo tramvaji me forca të fundit rrëshqet rrotat mbi shinat. “Mirë se keni ardhur në stacionin “Vishneva”!”, sikur fton zëri duke pëshpëritur histori interesante për të dashuruar....

Mezi ka ndonjë kryeqytetas, i cili të paktën një herë të mos ketë hipur në tramvajin magjik që kalon përmes pyllit. Aty, sikur të transfereruar nga përrallët në botën tonë të ashpër, ngrihet një shtëpi të vogël pranë një stacioni të tramvajit.

Shumë legjenda dhe romantikë përhapet rreth stacionit “Vishneva”, duke nisur me këtë, se shtëpia u ndërtua si një shtëpizë gjuetie për Mbretin Boris III si dhuratë nga bashkëshortja e tij – tregon Rosina Todorova nga Kompania “Transporti Elektrik i Kryeqytetit”. – Flitet gjithashtu se motra e tij takohej aty me një kalorës të ri. Por e vërteta më e mundshme është, se stacioni u ndërtua gjatë zgjatjes së linjës së tramvajit.”

Stacioni në vitin 1945.

Historia e linjës së tramvajit midis sheshit “Zhurnalist” dhe Seminarit në lagjen e kryeqytetit “Llozenec” rikthen kujtimin për vitet 30-të të shekullit të kaluar, kur banorët e kësaj lagjeje përcollën një delegacion në bashkinë e kryeqytetit me kërkesë që tramvaji të arrijë deri te ta për të mos qëndruar të shkëputur nga qyteti.

Lutja e tyre u dëgjua, por realizimi rezultoi një sfidë jo vetëm për shkak të terrenit të pjerrët, por edhe, por edhe për shkak të domosdoshmërisë që traseja të zvarritet përmes pishnajës. Për fat të keq nga pylli me pisha nuk mbeti pothuajse asgjë dhe qytetarë të indinjuar e shpallën veprën barbare.

Në vitin 1933 personalisht kryetari i bashkisë Harallampi Oroshakov inauguroi pjesën e re të linjës së tramvajit dhe qytetarët e mbledhur e përshëndetën tramvajin me thirrjen “Urra!”. Më pas të gjithë shkuan në lokalin “Mbreti Pyjor” (Gorski Car) për të festuar një tjetër arritje civilizuese.

Vite me radhë streha, siç quhet shtëpiza e vogël në stacionin “Vishneva” sipas dokumenteve të bashkisë, shfrytëzohej për mirëmbajtjen e tërë linjës përmes pyllit dhe në të ruheshin materialet inerte për pastrimin. Në vitin 2017një zjarr i madh dogji çatinë dhe tarracat. Sot rinovimi i godinës, që është monument i kulturës, është duke u përfunduar. Për këtë arsye edhe Kompania “Transporti Elektrik i Kryeqytetit” ka ndërmend t’i jap një jetë të re.

Ideja jonë është që të kthejmë godinën në një qendër informacioni për vizitorë, në të cilën të ekspozojmë foto, uniforma dhe artefakte të tjera si pjesë e një muzeu të ardhshëm -thotë Rosina Todorova. – Në këtë mënyrë do të tregojmë historinë e transportit urban në Sofje – një nga më të vjetrit në Evropë, dhe do t’ua prezantojmë fëmijëve (Gjatë këtij viti tramvajet në qytetit mbushën 120 vjetndërsa trolejbusët  – 80).  Ndoshta do të mendojmë ndonjë itinerar, përgjatë të cilit fëmijët do të sillen me një tramvaj retro deri në stacionin “Vishneva” dhe aty do t’u ofrohen argëtime. Si për shembull herën e fundit, kur organizuam një atelie të pikturimit dhe fëmijët bënë vizatime të mrekullueshme. Kështu që ideja jonë është që kjo të kthehet në një traditë.”

Kjo nismë tashmë është në një fazë të avancuar, mbeten vetëm disa hapa administrativ, siguron në përfundim Rosina Todorova dhe shton: “Shpresojmë që gjatë pranverës, megjithë vonesën për shkak të pandemisë, të kemi mundësinë ta realizojmë këtë.”

Përpilues: Diana Cankova (sipas intervistave të Programit “Hristo Botev” të BNR)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, photoarhiv-todorslavchev.com, Facebook / Sofia – Pics&Words –Elina Ninova , isofia.bg, arkiv





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD