“Babagjyshi, unë nuk dua peshqesh për veten time, por, të lutem të bësh kështu që macja ime të kthehet në shtëpi...”Letra e një fëmije bullgarë në Milano tanimë mbërriti në Lapland, kurse nxënësit e shkollës së ditës së diel “Pejo Javorov” në qytetin italian e pritën Plakun e dashur me një festë kushtuar Krishtlindjeve.
Në ditët përpara festës lumturia e bullgarëve të vegjël në Milano matet në vjersha të mësuara, melodi, hapa vallëzimi. Në ndryshim nga viti i mëparshëm, kur Italia Veriore u bë një paralajmëtare e realitetit pandemik për të gjithë ne, fëmijët në shkollën e së dielës për këtë Krishtlindje patën një festë të vërtetë. Dhe pasi saja me dhuratat ndaloi diku afër tyre, ata morën dhuratat e dëshiruara dhe besuan në mrekullitë e kërkuara. Dikush shpresonte të merrte një lodër ose send tjetër, një tjetër kishte dëshiruar më shumë lojëra dhe një i tretë ishte gati të realizonte ëndrrën e tij për të festuar Krishtlindjet me gjyshërit e tij në fshat. “Çdo një fëmijë është një botë e veçantë dhe dëshirat e tij janë një pasqyrim i botës, në të cilën jeton”, thotë drejtoresha e shkollës Gergana Hristova.
Si ndikoi ky vit rraskapitës për të gjithë ne në procesin mësimor në shkollën bullgare në Milano?
“Ky ishte një vit jashtëzakonisht i vështirë, por nga vështirësia lëndën dhe gjëra shumë të bukura - përgjigjet ajo. Në fillim fare, pandemia për ne ishte një goditje e vështirë, sepse roli dhe misioni ynë është që ne t’i bashkojmë njerëzit, të këmbejmë ide dhe të jemi bashkë. Por, në sajë të ndihmës së marrë, mundëm shumë shpejt të organizojmë një arsim me cilësi në distancë me pedagogë universitarë. Aktualisht kemi mundësi të arsimojmë fëmijë jo vetëm nga Milanoja, por dhe nga e gjithë Italia e Veriut madje dhe nga Azia.”
Rreth njëqind fëmijë bullgarë çdo dite të diel kanë takim me gjuhën e vet amtare, me historinë dhe traditat. Përveç mësimit në distancë, ata kanë mundësi të vizitojnë dhe orët e mësimit në klasë, të komunikojnë dhe të luajnë, të krijojnë miqësi. Kur gjatë vitit 2014 themelohet shkolla, pjesa më e madhe prej tyre e flasin gjuhën e vet amëtare, sepse kanë lindur në Bullgari - në ndryshim nga fëmijët më të vegjël sot, të cilët mësojnë në bazë të metodologjisë për mësimdhënien e gjuhëve të huaja.
“Në fakt nuk është e çuditshme, që jo të gjithë fëmijët e flasin gjuhën bullgare, meqenëse varet shumë nga familja - sqaron drejtoresha. Në familjet më të mëdha me më shumë anëtarë - me gjyshe dhe gjysh, me xhaxha dhe xhaxheshë në Bullgari, udhëtohet më shpesh dhe tek ta mirëmbajtja e gjuhës bëhet mjaft më lehtë. Por, ka dhe familje, në të cilat vetëm njëri nga anëtarët e familjes është mbartës i gjuhës. Aty shpesh formohet një zhgënjim, sepse pavarësisht nga energjia, dëshira dhe dashuria të investuara, rezultatet vijnë shumë me ngadalë dhe me vështirësi të mëdha. Pikërisht këto familje kanë një nevojë më të madhe prej nesh si një motivues i jashtëm, i cili mundet ti përkrahë."
Një nga pyetjet e mëdha e cila qëndron përpara shkollave bullgare jashtë kufirit është sesi t’i shtyjnë fëmijët të interesohen nga çdo gjë, që përfaqëson dhe e mishëron Bullgarinë.
“Mundohemi në bazë të mënyrave të ndryshme t’i motivojmë fëmijët, përfshi dhe me mësime jashtëshkollore si teatër dhe valle popullore - thotë Gergana Hristova. Kështu, në festën e Krishtlindjes secili u paraqit sipas interesave dhe mundësve të veta.”
Për këto 7 vjet, qëkurse ekziston shkolla e ditës së diel në Milano, lind një bashkësi shumë e lidhur dhe e afruar prej prindërve, të cilët bashkohen rreth kauzave fisnike dhe qëllimmira. Si kjo të ndihmojnë familjen e atit Stefan të dashur prej tyre, i cili ka ikur nga kjo botë gjatë muajit shtator të këtij viti. Kurse ndërkohë shikojnë me shpresë në të ardhmen. Sipas Gergana Hristovës jeta jonë asnjëherë nuk do të jetë e njëjta, por mundet të bëhet edhe më e mirë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/scuolabulgaramilano
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon..