Bullgaria do të punojë shumë për të ndërtuar katër ura të reja mbi Danubin dhe për të përmirësuar kapacitetin e urës Asparuhov në Varna. Këtë e tha për gazetën “24 Çasa” Ministri i ri i Transportit, Nikollaj Sëbev. Tashmë u zhvilluan takime me ministrin rajonal për nisjen e studimeve gjeologjike për urat e reja.
Një prioritet tjetër do të jetë lidhja e Bullgarisë Veriore me Bullgarinë Jugore. Prandaj, do të vazhdojë puna për ndërtimin e tuneleve nën grykave Petrohan dhe Shipka, si dhe të një tuneli të tretë nën malin Stara Pllanina në Bullgarinë Lindore, shtoi Sëbev.
Do të punohet edhe për përshpejtimin e lëvizjes së trenave. Deri në vitin 2030, korridoret hekurudhore me shpejtësi të lartë Ruse - Svilengrad dhe Vidin - Kullata duhet të jenë gati.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..