Bullgaria do të punojë shumë për të ndërtuar katër ura të reja mbi Danubin dhe për të përmirësuar kapacitetin e urës Asparuhov në Varna. Këtë e tha për gazetën “24 Çasa” Ministri i ri i Transportit, Nikollaj Sëbev. Tashmë u zhvilluan takime me ministrin rajonal për nisjen e studimeve gjeologjike për urat e reja.
Një prioritet tjetër do të jetë lidhja e Bullgarisë Veriore me Bullgarinë Jugore. Prandaj, do të vazhdojë puna për ndërtimin e tuneleve nën grykave Petrohan dhe Shipka, si dhe të një tuneli të tretë nën malin Stara Pllanina në Bullgarinë Lindore, shtoi Sëbev.
Do të punohet edhe për përshpejtimin e lëvizjes së trenave. Deri në vitin 2030, korridoret hekurudhore me shpejtësi të lartë Ruse - Svilengrad dhe Vidin - Kullata duhet të jenë gati.
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
Një nga hapat kyç në zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit në Çiren - ndërtimi i infrastrukturës mbitokësore dhe instalimi i kompresorëve të rinj - tashmë ka përfunduar, duke lejuar që sasitë më të mëdha të gazit natyror të pompohen me..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas . "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai. Ministri..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të..