Koalicioni “Bullgaria Demokratike” nga shumica në pushtet do të ngrejë para partnerëve të saj çështjen e lustracionit në emërimet, në mënyrë që në ekipet drejtuese të mos ketë persona nga ish Sigurimi i Shtetit. Këtë e njoftoi kryetari i grupit parlamentar të koalicionit Hristo Ivanov.
Shpjegimet mbi këtë temë erdhën pasi katër persona të lidhur me shërbimet e regjimit totalitar u emëruan këshilltarë të Ministres së re të Jashtme, Teodora Gençovska. Një ditë më vonë emrat e tyre si këshilltarë u fshinë nga faqja e Ministrisë së Jashtme.
Hristo Ivanov kërkoi gjithashtu që Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev t'i shpjegojë komisionit përkatës parlamentar rezervat e tij ndaj vendosjes së forcave të NATO-s në Bullgari.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..