Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) do të paraqesë një projektligj që ndalon lëshimin e të ashtuquajturve “pasaporta të arta” për marrjen e shtetësisë për investim. Shkak për nismën është bërë një raport i Komisionit Evropian, ku thuhet se “pasaportat e arta” janë pengesë në negociatat me SHBA-në për heqjen e vizave për qytetarët e Bullgarisë, Rumanisë dhe Qipros.
Nga DPS njoftuan se do të kërkojnë kontroll për çdo pasaportë se për çfarë arsyeje është lëshuar dhe për gjendjen e investimit për të cilin është marrë.
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...