Raketa e dytë e Bullgarisë për femra, Izabella Shinikova, përparoi në gjysmëfinalet për dyshe të turneut WTA 125 K në Seul. Bullgarja dhe përfaqësuesja e nikoqirëve Su Jeong Jang mundën Riya Bhatia (Indi) dhe Anastasia Kulikova (Finlandë) me 7:5, 6:0 pas 52 minutash lojë. Më parë në çerekfinalet për singel, Shinikova, e cila është e vendosur e shtata në turneun e Seulit, humbi Lin Zhu nga Kina, e cila është Nr. 2.
Sofjanasja e nisi ndeshjen me një lojë të shkëlqyer dhe me rezultat 2:0. Pasi arriti 3:1 Shinikova, e cila pësoi lëndim, nuk arriti të fitojë më asnjë game deri në fund të ndeshjes dhe u eliminua në çerekfinale.
Me këtë pjesëmarrje bullgarja fitoi 29 pikë në renditjen botërore, ku aktualisht ndodhet në vendin e 226-të.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..