Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

743 janë rastet e reja të koronavirusit në vend në 24 orët e fundit

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit u vendosën 743 raste të koronavirusit nga 12 113 testet e kryera. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit.

Pak mbi 6 për qind janë testet pozitive. 80.4 për qind nga të sapo infektuarve nuk kanë vaksina.

Më shumë raste të reja ka në Sofje – 206, në Varna – 65, në Burgas – 53.

Në spital trajtohen 4023 pacientë, prej tyre 451 në reparte intensive.

Mbi 94 për qind nga 122 pacientët e porsa pranuar në spitale nuk kanë vaksina.

52 veta humbën betejën me sëmundjen, 96 për qind nga të cilët pa imunizim kundër koronavirusit. Të shëruarit janë 201.

Rastet aktive janë 97 807.

Ditën e shtune u dhanë 313 vaksina kundër Covid-19. Me imunizim të plotë janë

1 897 330 veta. 251 114 kanë një dozë përforcuese.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD
Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD