Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Vellçev – mjeshtri i harruar i peizazhit detar

10
Foto: varnacityartgallery.com

Krijuesi i lindur 130 vjet më parë, priti rehabilitimin e tij të vonuar prej kohësh në sajë të kritikut të artit Rumen Serafimov, i cili merr përsipër të studiojë dhe të rivendosë muzeun e braktisur në shtëpinë e tij të lindjes në qytetin e Varnës. Dhe përpara syve të studiuesit paraqiten prova të padyshimta të një jete emocionuese, të përvuajtur dhe tepër krijuese, siç shprehet vet ai.

Georgi Vellçev vjen nga një fis nga Zheravna. Pasi prindërit e tij transferohen në kryeqytetin detar, babai i tij hap librarinë e parë në qytet. Akoma si nxënës piktori i ardhshëm viziton Ermitazhin dhe Galerinë Tretjakovska dhe kjo, sipas fjalëve të tij personale, paracakton zgjedhjen e tij të rrugës jetike. Dy piktorë të mëdhenj - Ivan Mërkviçka dhe Stefan Ivanov, venë themelet akademike në veprimtarinë e tij të një krijuesi. Georgi Vellçev i përket atij brezi piktorësh si Sirak Skitnik, Nikollaj Rajnov, Ivan Milev, të cilët në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të 20 i kundërvihen realizmit tradicional, duke u munduar të fusin energji nga modernizmi evropian. Prandaj dhe gjatë vitit 1920 ai niset për në Paris.


“Aty ai specializon në Akademinë për Arte të Bukura dhe ndikohet nga grupi i nabistëve (në përkthim “profetë të lashtë hebrenj) - tregon Rumen Serafimov. Këta piktorë të jashtëzakonshëm krijojnë një art simbolist shumë të lartë intelektual, që shprehet në një soditje poetike të natyrës dhe të thelbit të qenies njerëzore. Gjatë kohës së qëndrimit të vet trevjeçar në kryeqytetin francez Georgi Vellçev punon në stilin post impresionist, duke krijuar peizazhe të shkëlqyera të parkut të bukur Monso/ Parc Monceau/, të Parku Boulogne / Bois de Boulogne/, të rajoneve të ndryshme nga Parisi”.

Mbase nuk ka ndonjë piktor tjetër bullgar i cili të ketë udhëtuar në më shumë vende dhe kontinente, është i bindur kritiku i arteve. Në Gjermani Georgi Vellçev është i ftuar nga Hajnrih Fogeler /Heinrich Vogeler/ për t'u bashkuar me koloninë e tij të famshme artistike në Vorpsvede /Worpswede/ dhe për një kohë të shkurtër bëhet pjesë prej proceseve të rëndësishme kulturore. Kurse në Nju Jork kalon 8 vjet të tëra, ku bën ekspozita vetjake dhe merr pjesë në ekspozita në grup.  Por, kriza ekonomike në Shtetet e Bashkuara e shtyn gjatë vitit 1932 të kthehet në atdhe. Në tokën vendase Georgi Vellçev udhëton nëpër qytete dhe fshatra, pikturon jashtëzakonisht shumë, prezanton ekspozita të mëdha, krijimet e tij kërkohen, përfshi dhe në pallatin mbretëror. 


“I pasuruar nga njohuritë për hapësirën e madhe kulturore të botës, me një aristokraci të veçantë të trishtuar, ai sodit me artin e tij jetën e botës së vogël bullgare”, thotë Rumen Serafimov. Një vend të veçantë gjen deti me fytyrat e ndritshme dhe të errëta, me fytyrat e stuhishme dhe të qeta, takimi i valëve të detit me bregun e vetmuar shkëmbor.


Pas datës 9 shtator 1944 regjimi i ri e damkos me vulën e njeriut të lirë dhe inteligjent, i cili ka jetuar në Perëndim.

“Ai fillon të përjetojë shtypje psikologjike-vazhdon  tregimin e tij kritiku i artit. Nuk i blihen punimet, pas vitit 1946 nuk bën më ekspozita. Pavarësisht  nga kjo nuk pushon së punuari. Arti i tij ndryshon, krijimet e tij të fundit  janë shumë të zymta, të përmbushura me shumë hidhërim dhe me gjendje të rënda emocionale.”

Gjatë viteve të tij të fundit ( ai ikën nga kjo botë gjatë vitit 1955)  Georgi Vellçev  errësohet dhe humbet shpirtin e tij jetësor, megjithëse vetmia krijuesedhe pakënaqësia e kanë shoqëruar  gjatë gjithë jetës së tij. Piktori i “shpopullon” pikturat e tij - ato nuk kanë nevojë për praninë njerëzore.

“Në pikturat e tij ndihet një mister - thotë akoma Rumen Serafimov. Ai mban në vetvete dhe vetminë e njeriut tepër inteligjent dhe të ndjeshëm, i cili mbetet vetëm  gjatë gjithë jetës së tij.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: varnacityartgallery.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD