“Ndoshta deri në fund të vitit 2021 do të evidentojmë një rritje prej afro 4.5 për qind, pasi 90 për qind e kësaj rritje i detyrohet huamarrjes dhe inflacionit të nënvlerësuar. Është e ulët përqindja e Produktit real të Brendshëm Bruto, i cili midis tremujorieve të tretë dhe të dytë rriti vetëm me 0.6 për qind. Qëndrojmë përball një ekonomie të ngrirë.” Kështu e komentoi situatën ekonomike në vend para BNR makro-ekonomisti Prof. Dimitër Ivanov. Sipas tij kursimet familjare do të zvogëlohen, inflacioni do të hajë pagat dhe pensionet, konsumi do të vazhdojë të bjerë. Në vitin 2022 inflacioni do të jetë një problem më i rëndësishëm sesa ritmi i rritjes ekonomike, mendon Ivanov. Sipas tij është e domosdoshme që qeveria të fokusohet mbi reforma kyçe për të ruajtur aftësinë blerëse të njerëzve dhe për të stabilizuar makroekonominë.
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..