Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve do të ndihmojë sa më shpejt që të jetë e mundur për hapjen e linjës ajrore ndërmjet Sofjes dhe Shkupit në rast të interesimit nga ndonjë kompani ajrore për të kryer fluturimet. Këtë garanci e morën përfaqësuesit e linjave ajrore në një takim sot në Ministri. Nga pikëpamja ligjore, nuk ka asnjë pengesë për fillimin e transportimin ajror të pasagjerëve, sepse ka një memorandum bashkëpunimi pa afat mes administratave të aviacionit të dy vendeve, i nënshkruar në vitin 2015.
Sipas përfaqësuesve të aviokompanive, e ardhmja e linjës ajrore varet edhe nga zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..