Në fund të vitit 2021, numri i fluturimeve të kryera nga Aeroporti i Plovdivit u rrit nga 3 në 12 në javë. Këtë e bëri të ditur drejtori ekzekutiv Pllamen Spasov për BNR Plovdiv. Që nga nëntori i vitit të kaluar, aeroporti ka kryer fluturime me kosto të ulët nga Wizz Air dhe Ryanair deri në aeroportet Stansted dhe Luton të Londrës, si dhe deri në Dortmund dhe Memmingen të Munihut. Të dielën ka edhe fluturime çarter për në Belfast. Në dhjetor, numri i të dhënave të përpunuara të udhëtarëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Plovdivit ka qenë 12 117, që është një rritje shumë serioze e fluksit, tha Spasov.
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..