Në fund të vitit 2021, numri i fluturimeve të kryera nga Aeroporti i Plovdivit u rrit nga 3 në 12 në javë. Këtë e bëri të ditur drejtori ekzekutiv Pllamen Spasov për BNR Plovdiv. Që nga nëntori i vitit të kaluar, aeroporti ka kryer fluturime me kosto të ulët nga Wizz Air dhe Ryanair deri në aeroportet Stansted dhe Luton të Londrës, si dhe deri në Dortmund dhe Memmingen të Munihut. Të dielën ka edhe fluturime çarter për në Belfast. Në dhjetor, numri i të dhënave të përpunuara të udhëtarëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Plovdivit ka qenë 12 117, që është një rritje shumë serioze e fluksit, tha Spasov.
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Tre persona – dy shtetas bullgarë të rinj dhe një shtetase palestineze e moshuar, anëtare e familjes së njërës prej bullgarëve – janë evakuuar me sukses nga Rripi i Gazës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Nxjerrja u krye në bashkëpunim të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..