Bullgaria do të marrë pjesë në Bienalen e Venecias me projektin "Ja ku je" të artistit Mihaill Mihajllov dhe kuratores Irina Batkova. Ata janë përzgjedhur nga 17 kandidatë të tjerë.
Kjo është pjesëmarrja e 10-të e vendit tonë në Bienalen e Venecias dhe do të jetë në hapësirën e ekspozitës Spazio Rava në qendër të Venecias, në Kanalin e Madh pranë urës Rialto. Bienalja është forumi më i vjetër dhe më prestigjioz për artin bashkëkohor dhe do të mbahet nga 23 prilli deri më 27 nëntor.
Mihail Mihajlov jeton në Paris dhe Vjenë, merret me pikturim, performancë dhe instalacione video. Ai ka studiuar arte të bukura në Veliko Tërnovo dhe histori arti në Vjenë. Është fitues i çmimit Drawing Now Paris Art Award (2018) dhe i Bursës Shtetërore Austriake për Artet Pamore (2017).Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..