Mijëra njerëz nga i gjithë vendi iu bashkuan një proteste kombëtare kundër Certifikatës së Gjelbër dhe masave anti-epidemike, organizuar nga Partia “Vëzrazhdane”. Të pakënaqurit bllokuan lëvizjen në bulevardin qendror “Car Osvoboditell”. Dhe për momentin janë drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Tensionet mes protestuesve dhe policisë dhe xhandarmërisë që i ruanin u përshkallëzuan pas thirrjeve nga folësit dhe organizatorët për të sulmuar Parlamentin. Korrespondentët e BNR-së raportuan se turma ka depërtuar kordonin e policisë dhe ndodhet përpara hyrjes kryesore të ndërtesës historike.
“Kjo që po ndodh sot është vetëm fillimi i një procesi që nuk mund të ndalet, sepse ne jemi bullgarë krenarë dhe po luftojmë jo vetëm për ne, por për fëmijët tanë, sepse ajo që kemi në këtë moment është një fashizëm shëndetësor. Është koha që të mbrojmë të drejtat tona. Rroftë Bullgaria!”, tha Conço Gançev, nënkryetar i grupit parlamentar “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”), para një turme prej mijërash.
Gjatë aksioneve të protestës është parandaluar tentativa për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor, në të cilin janë lënduar tetë policë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Pak para fillimit të protestës, deputetët kanë marrë instruksione për t’u larguar shpejt nga godina e Kuvendit Popullor.
“Sot, në ditën kur kemi numrin maksimal të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, të flitet për protestë kundër masave mbrojtëse dhe certifikatës së gjelbër është një paradoks dhe çmenduri kriminale”, tha për BGNES virologia bullgare, Prof. Radka Argirova. Sipas saj, organet kompetente ligje-zbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi organizatorët e protestave të tilla.
Protestat kundër pedofilisë dhe krimeve ndaj fëmijëve do të mbahen para gjykatave në Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas dhe Stara Zagora. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është krijimi i një regjistri publik të pedofilëve dhe dënime më të rrepta..
Nëse Bullgaria arrin të zbatojë projektin e përgatitur për "Shën Kiriku dhe Julita", ishulli mund të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të UNESCO-s. Këtë e bëri të ditur Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim në Sozopoll me..
Kryeministri Rosen Zheljazkov e përshkroi votën e mosbesimit ndaj qeverisë mbi politikën e saj të jashtme, që po debatohet aktualisht në Kuvendin Popullor, si një përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje midis partive në koalicionin qeverisës. “Ky..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..