Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trazira para Parlamentit në shenjë proteste ndaj masave anti-epidemike

| rinovuar më 22-01-12 4.06.MD
Foto: Darina Grigorova

Mijëra njerëz nga i gjithë vendi iu bashkuan një proteste kombëtare kundër Certifikatës së Gjelbër dhe masave anti-epidemike, organizuar nga Partia “Vëzrazhdane”. Të pakënaqurit bllokuan lëvizjen në bulevardin qendror “Car Osvoboditell”. Dhe për momentin janë drejtuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tensionet mes protestuesve dhe policisë dhe xhandarmërisë që i ruanin u përshkallëzuan pas thirrjeve nga folësit dhe organizatorët për të sulmuar Parlamentin. Korrespondentët e BNR-së raportuan se turma ka depërtuar kordonin e policisë dhe ndodhet përpara hyrjes kryesore të ndërtesës historike.

“Kjo që po ndodh sot është vetëm fillimi i një procesi që nuk mund të ndalet, sepse ne jemi bullgarë krenarë dhe po luftojmë jo vetëm për ne, por për fëmijët tanë, sepse ajo që kemi në këtë moment është një fashizëm shëndetësor. Është koha që të mbrojmë të drejtat tona. Rroftë Bullgaria!”, tha Conço Gançev, nënkryetar i grupit parlamentar “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”), para një turme prej mijërash.

Gjatë aksioneve të protestës është parandaluar tentativa për të hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor, në të cilin janë lënduar tetë policë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pak para fillimit të protestës, deputetët kanë marrë instruksione për t’u larguar shpejt nga godina e Kuvendit Popullor.

“Sot, në ditën kur kemi numrin maksimal të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, të flitet për protestë kundër masave mbrojtëse dhe certifikatës së gjelbër është një paradoks dhe çmenduri kriminale”, tha për BGNES virologia bullgare, Prof. Radka Argirova. Sipas saj, organet kompetente ligje-zbatuese duhet të mbajnë përgjegjësi organizatorët e protestave të tilla.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për sa i përket konsumit të bukës, Bullgaria është e dyta në botë

Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të lajmeve "Jenigyn". Sipas statistikave të cituara nga botimi, në Turqi një person ha afro 200 kg bukë në..

botuar më 24-09-15 7.05.PD

Krijues të grafiteve pikturojnë kafshë shtëpiake dhe makina në Sofje

Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë ​​në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..

botuar më 24-09-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..

botuar më 24-09-13 7.45.MD