Numri i vdekjeve në Bullgari në nëntor është pothuajse dy herë më i lartë nga ai para pandemisë. Këtë e ka bërë të ditur agjencia evropiane e statistikave Eurostat, cituar nga “Dnevnik”. Eurostat publikoi të dhëna për vdekshmërinë e lartë, sipas të cilave ajo është më e larta në Bullgari ndër 30 vendet e Evropës ku u mblodhën të dhënat.
Sipas rezultateve, në nëntor 2021 vdekjet në Bullgari kanë qenë 88,2% më shumë se në të njëjtin muaj në periudhën bazë para pandemisë. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në BE për këtë muaj, i cili rezultoi të ishte më vdekjeprurësi në Evropë vitin e kaluar (26.5%). Në anën tjetër është Suedia me një ndryshim të vdekshmërisë prej minus 0.5%. Matja e Eurostat përkon me valën e katërt të përhapjes së koronavirusit në Bullgari.
Pavarësisht rritjes së vdekjeve në Bullgari në nëntor, ajo nuk e kalon rekordin e nëntorit 2020, kur shkalla e vdekjeve në Bullgari ishte 94%.Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..