Sipas një sondazhi, 90 për qind e gjyqtarëve duan ndryshim dhe vetëm 9 për qind e përkrahin ruajtjen e strukturës aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raportoi Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Këtë e tregojnë rezultatet e një ankete mes gjyqtarëve, të publikuar nga Unioni i Gjyqtarëve në Bullgari. Pothuajse 100 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat në vend morën pjesë në sondazh, afro 90 për qind prej tyre me më shumë se 12 vjet përvojë në sistem. Sipas sondazhit, 13 për qind e magjistratëve janë për mbajtjen e vazhdimësisë aktuale të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa 87 për qind duan një ndryshim.
Më pak se 10 gjyqtarë janë dakord që të ruhet mënyra aktuale e formimit të Bordit Gjyqësor të Këshillit të Lartë Gjyqësor (6 persona nga kuota e magjistratëve dhe gjashtë nga kuota parlamentare). Të gjithë të tjerët duan që ky model të ndryshojë.Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta..