Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksident me një autobus kosovar në afërsi të qytetit Kjustendill

Foto: BGNES

Një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë, u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, në unazën e qytetit Kjustendill në kthesën për digën “Drenov Dol”. Askush nuk u lëndua rëndë, tha zëdhënësja e Policisë Rajonale Katja Tabaçka.

Autobusi goditi një kamion të ndalur, ndërsa shoferi po përpiqej të sinjalizonte se një pemë kishte rënë në rrugë.

Gjatë përplasjes kamioni u hodh nga rruga. Shoferi i autobusit u plagos lehtë dhe mori tretman mjekësor. 29 nga pasagjerët, 6 prej tyre fëmijë, u akomoduan në një dhomë komunale me ngrohje. Qarkullimi në segmentin rrugor mbeti i bllokuar deri në largimin e mjeteve të aksidentuara. Aksidenti po hetohet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Univeriteti Amerikan në Bullgari

Bullgaria mbledh elitën botërore studentore të matematikës në një olimpiadë

Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për edicionin e 32-të të Olimpiadës më prestigjioze ndërkombëtare të matematikës për studentët -..

botuar më 25-07-27 6.10.PD

5 filma me pjesëmarrje bullgare do të shfaqen në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida” është debutimi artistik i regjisorit serb Vladimir Tagić. Nga ana bullgare, në bashkëprodhimin e..

botuar më 25-07-26 2.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell dhe edhe më е nxehtë. Në orët e pasdites mbi rajonet malore në Bullgarinë Perëndimore, dhe në mbrëmje dhe në rajonet veriperëndimore do të bëhet me vranësira dhe në vende të izoluara do të ketë bubullima dhe shi. Do të..

botuar më 25-07-25 7.30.MD