Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspertë dhe vullnetarë ndihmojnë të huajt në përshtatjen e tyre në Bullgari

Foto: infobureau.bcrm-bg.org

Që nga muaji shtator 2021 në Sofje po punon Zyra e parë në vendin tonë për Informim dhe Shërbime të Qytetarëve të Huaj. Qëllimi i ekipit është të lehtësojë praninë e të huajve, më tepër të atyre nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian, deri në shërbime të ndryshme administrative, juridike, sociale dhe shëndetësore në Bullgari, me të cilën të ndihmojë për integrimin e tyre sa më të lehtë e të shpejtë në shoqërinë bullgare. “Për tre muaj kemi më shumë se 200 të huaj prej mbi 14 shteteve, të cilët i përdorin shërbimet tona” - sqaroi Sevdalina Vojnova, drejtoreshë programi e “Shoqatës së Zhvillimit të Sofjes”. Dhe vuri në dukje disa kazuse për të cilat mund të kërkoni zgjidhje nga ekipi i Zyrës për Informim dhe Shërbime të Qytetarëve të Huaj në Sofje:

“Përfytyroni një student në vitin e fundit nga Ukraina për shembull, i cili merr një ofertë për punë me kohë të pjesshme, por një nga kërkesat është që të ketë një numër bullgar të identifikimit. Ai nuk e di se çfarë të bëjë dhe kujt t’i drejtohet - jep shembull Sevdalina Vojnova. Ose ju jeni i punësuar përkohësisht, me një  kontrate pune te rregullt (për shembull kameriere nga Moldavia me kontrate 3 mujore, ka shume raste të tilla) dhe nuk e dini nëse keni te drejtë të vizitoni mjekun.

Ndihmë për akses në tregun e punës, shërbime sociale, plotësim i dokumenteve, aplikime të ndryshme, shoqërim deri në institucionet,  asistenca ligjore dhe mjekësore - këto janë disa nga aktivitetet që i ofron Zyra në fjalë. “Ndihma në raste të tilla është jashtëzakonisht e rëndësishme, më në veçanti kur flasim për të huaj, të cilët vijnë nga një shtet me një strukturë administrative dhe politike rrënjësisht të ndryshme, nuk e zotërojnë gjuhën bullgare, nuk kanë të njohur në vendin tonë dhe nuk e dinë se që ku të fillojnë në zgjidhjen  e problemeve të veta”, sqaroi Vojnova.

“Disponojmë një ekip prej punonjësve socialë, të cilët zotërojnë gjuhë të ndryshme - anglisht, frëngjisht, arabisht dhe persisht. Punojmë me persona mjekësorë, me psikologë, të cilët mund t’u japin një ndihmë psikologjike njerëzve të cilët kanë nevojë prej saj. Ka dhe ekspertë  të ligjit të punës, juristë, për të cilët jemi shumë të lumtur, sepse shërbimet juridike kërkohen jashtëzakonisht shumë - ato janë të rëndësishme për përgatitjen e dokumenteve të çdo lloji. Gjithnjë e më shumë po punojmë dhe me vullnetarë, të cilët janë shumë të dobishëm gjatë përgatitjes për një intervistë për punë, kështu që kandidati të mund të tregojë më të mirën nga vetja e vet. Me një regjistrim paraprak sigurohen dhe shoqërues deri tek mjeku dhe deri tek institucionet e ndryshme. Këta shoqërues zotërojnë gjuhë të huaja dhe shpesh herë vetë ata janë me një prejardhje imigrantе, por tanimëjanë të integruar plotësisht në shoqërinë tonë dhe të natyralizuar”, tha Sevdalina Vojnova.

Kërkimi dhe gjetja e punës mbetet një nga shërbimet më të rëndësishme, të cilat i kërkojnë të huajt, sqaroi ajo. Gjithnjë e më shumë punëdhënës i drejtohen ekipit, që të popullarizojë vendet e lira të punës të cilat i propozojnë ose të organizojnë intervista për punë me të huajt.

“Mënyra më e mirë që të merrni ndihmën e domosdoshme nga ekipi është të na vizitoni personalisht”, është këshilla e Sevdalina Vojnovës. “Në vetë godinën e Zyrës do të merrni spektrin e plotë të shërbimeve të paktën në dy gjuhë, të cilët do t’ju ndihmojnë të integroheni dhe të zhvilloheni në vend”, sqaroi ajo. Më shumë informacion dhe mënyra për lidhje me Zyrën për Informim dhe Shërbime të Qytetarëve të Huaj mund të gjendet dhe në sajtin zyrtar.

Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Lluiza Llazarovës BNR-“Radio Sofja”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD