Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor se gjatë mandatit të dytë do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit. “Demokracia dhe shteti i së drejtës janë themelet që duhet t’i rivendosim”, tha Rumen Radev në fjalimin e tij të parë para popullit dhe Kuvendit Popullor. Sipas tij, krizat aktuale, të cilat përshkallëzohen dhe përdoren në prapaskenë, nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga prioritetet strategjike.
“Është detyra ime si kreu i shtetit të kthej axhendën në synimet afatgjata të vendit, shumë përtej horizontit të mandateve politike - tejkalimin e krizës demografike; përballimin e varfërisë dhe pabarazisë; ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetës; zhvillimin shpirtëror; garantimin e sovranitetit dhe sigurisë; mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit kombëtar; duke afirmuar imazhin pozitiv të vendit tonë jashtë”, theksoi kreu i shtetit.
Deputetët e partia GERB dolën nga salla plenare gjatë fjalimit të Rumen Radevit, të provokuar nga fjalët e tij se në mandatin e parë presidencial modeli i vjetër autoritar arriti kulmin dhe se revolta civile kundër mafiotizimit të pushtetit nxori në sipërfaqe fakte dhe procese, për të cilët ai heshti.
Në ceremoni asistuan Kryeministri Kirill Petkov dhe ministrat e kabinetit, Petër Stojanov - President nga viti 1997 deri në vitin 2002, ish-kryetarë të Kuvendit Popullor, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të trupit diplomatik, të feve të regjistruara, të institucioneve shtetërore.
Pas betimit në parlament, Patriarku Neofit mirëpriti Presidentin dhe Nënpresidentin në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, ku kreu një lutje solemne me rastin e inaugurimit të tyre të ardhshëm më 22 janar të këtij viti.
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe të deputetëve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor për të afërmit e qytetarëve amerikanë..
Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së themeluesit të shtetit bullgar, Asparuh. Ahinora është një influencer dhe krijon të paktën dy postime në..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..