Sot në botë ka më shumë skllevër se në çdo kohë tjetër në historinë njerëzore. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës të Kombeve të Bashkuara nga viti 2021, sipas të cilave më shumë se 25 milionë njerëz jetojnë në një formë të skllavërisë moderne dhe të punës së detyruar. Dhe nëse gjatë 2 vjetëve të fundit në fokus janë anti-Covid masat të cilat na janë imponuar, të cilat e kufizojnë lirinë tonë personale në mënyra të ndryshme, ka milionë njerëz të privuar nga aftësia për të vepruar sipas nevojave të tyre.Qytetarë pa të drejta, të bllokuar në skllavërinë moderne – trafikimin e qenieve njerëzore.
Bullgaria është një vend burim i viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas studimeve të ndryshme, shteti ynë e ndan vendin e parë për nga eksporti i viktimave të trafikut të njerëzve për frymë të popullsisë me Rumaninë, vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare Martin Stefanov, përfaqësues i Fondacionit “A21–Bullgaria”. Organizata globale joqeveritare ka zyra të vet në 14 shtete nëpër të gjithë botën, kurse në Bullgari tanimë 9 vjet punon për parandalimin e trafikimit të njerëzve dhe në përkrahje të viktimave të tij. Një problem gjithnjë e më serioz botëror është shfrytëzimi i punës, mendojnë punonjësit në sferë. “Nuk ka racë, moshë, gjini, arsim ose status social, i cili të na garantojë se neve kjo nuk do të na ndodhë” - thotë Stefanov. Dhe saktëson se metodat e “seleksionimit” janë kaq të shumta dhe kaq shpikëse, se madje vetë specialistët mbeten ndonjëherë të habitur nga rastet që hasin.
Duke qenë se prekshmëria jonë në këtë moment ndaj pandemisë është shumë herë më e madhe sesa në kohët normale ekonomike, rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore është shumë më i lartë. Kur ke humbur punën që ke pasur, kur je në izolim dhe nuk di se çfarë do të bësh pasi të përfundojë kjo situatë, njeriu është shumë më i prirur të gënjehet me diçka që i ofrohet si një rrugëdalje. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për njerëz në moshë 40,50 vjeç, të cilët janë të shtrënguar nga rrethanat. Zakonisht propozime të tilla për punë vijnë nga jashtë. Ato tingëllojnë në mënyrë shumë tërheqëse dhe në pjesën më të madhe të rasteve njeriu bie në grackën e shfrytëzimit dhe të mos largimit të lirë. Prandaj në këtë moment është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit të jenë shumë të vëmendshëm se cilave shpalljesh për punë u besojnë”- sqaron Stefanov.
Gjatë vitit të fundit nga tetë ofertat për punë të kontrolluara nga fondacioni, shtatë kanë dalë rrezikuese dhe të falsifikuara. Këto shpallje vijnë më tepër nga Facebook, tregon përpara Radios Kombëtare Bullgare shefja e linjës antitrafik të fondacionit, e cila mban sekret emrat e saj për arsye sigurie - sepse, sipas fjalëve të saj, veprimtaria e fondacionit u pengon njerëzve me një ndikim mjaft të madh. Dhe saktëson se çdonjëri mund të drejtohet për ndihmë përmes Linjës Kombëtare të telefonit 0800 20 100. Sinjale pranohen ditë e natë nga çdo një vend në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj përmes një telefonimi në linjën pa pagesë mund të kontrollojmë ndonjë punëdhënës të mundshëm ose të ndajmë përvojë.
“Njerëzit në Bullgari nganjëherë janë aq të dëshpëruar dhe kanë nevojë për punë saqë nuk arrijnë të shohin shenja të dukshme mashtrimi...Statistika e linjës së nxehtë nga viti i kaluar tregon se në 24% të rasteve të trafikut të njerëzve çdo gjë ka filluar me një shpallje të falsifikuar për punë. Statistika globale tregon se vetëm 1% e viktimave të trafikut mund të shpëtohen” - thotë drejtuesja e linjës së zjarrtë. Sipas fjalëve të saj, meshkujt pohojnë më vështirë se janë bërë viktimë të trafikut, por, kur bëhet fjalë për një eksploatim pune, ata janë një grup i cenuar fortë.
Dhe pavarësisht se përvoja e ekspertëve është e lidhur me punë nga Bullgaria, ata nënvizojnë se trafiku i njerëzve me qëllim eksploatimin pune është një problem me kufij të gjerë dhe fytyra të ndryshme. Shpëtimi është informimi dhe kujdesi më i madh, kurse një nga gjërat më të rëndësishme, të cilat nuk duhet të harrojmë është se asnjë punëdhënës nuk ka të drejtë të marrë ose të mbajë dokumentet tona personale dhe të pengojë ndërprerjen e marrëdhënieve tona.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistave të Ljubomira Konstantinovës, BNR -“Hristo Botev”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pixabay, EPA/BGNESMë 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..