10 160 janë të sapoinfektuarit me Covid në vend gjatë 24 orëve të fundit, ose 1021 raste më pak se një ditë më parë. 77.5% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 24,5% e 41 433 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i të sëmurëve aktivë është rritur në 179 301. Numri i pacientëve të saporegjistruar në spitale është 572. 83.4% e tyre nuk janë të vaksinuar. Gjithsej 5208 pacientë janë shtruar në spital. 542 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 93 persona me Covid të konfirmuar. 88 prej tyre nuk janë vaksinuar. Që nga fillimi i pandemisë, viktimat e virusit janë 32 431 persona. 861 veta janë shëruar. Të mërkurën janë dhënë 19 321 vaksina. 1 970 165 persona kanë përfunduar imunizimin. Me një dozë përforcuese janë 541 337 veta.
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..