Audienca shumëgjuhëshe e Radio Bullgarisë është shumë mirë e informuar për traditat dhe kulturën e vendit tonë, gjë që i detyrohet në një shkallë të madhe informacionit të detajuar që ju prezantojmë çdo ditë në 10 gjuhë përmes teksteve, podkasteve dhe fotove nga Bullgaria. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e sondazhit tonë të radhës, i cili u prit me shumë interes nga audienca jonë e madhe.
Ne ju pyetëm: "Çfarë është survaçka?" Konstatuam me një kënaqësi të madhe se 80% e përdoruesve tanë online e kanë treguar përgjigjen e saktë, e pikërisht se “survaçka” është atributi tradicional për urimet e Vitit të Ri. Janë ngatërruar vetëm vizitorët e faqes shqipe dhe asaj serbe. Disa prej tyre kanë vënë re se survaçka është shkop magjik, disa të tjerë – se ajo është pjesë e dekorimeve tona folklorike për Krishtlindjet.
Çfarë është survaçka?
“Survakane” është një nga zakonet më të dashura bullgare të Vitit të Ri. Atributi kryesor është pikërisht “survaçka” – shkop thane, i zbukuruar me fije shumëngjyrëshe të përdredhura, kokoshka, fruta të thata dhe monedha. Edhe sot e kësaj dite në orët e para të Vitit të Ri bullgarët, zakonisht fëmijët, i trokasin me të ashtuquajturin “survaçka” anëtarët e familjes duke i uruar shëndet dhe mbarësi. Ja një prej urimeve më të përdorura:
“Surva, surva, një vit i gëzuar,
të mbjella të bollshme në fusha,
një mollë e kuqe në kopsht,
një misër e verdhë,
një kokërr rrushi të madh në vresht,
një qese plotë me para...
Jetë e gjatë deri mot, deri në motmot!”
Tradicionalisht, në orët e para të vitit të ri survakarët shkojnë nëpër fshat dhe i trokasin me survaçkën fqinjët dhe të afërmit.Nikoqirët u japin para ose karamele. Më shumë për këtë traditë të bukur bullgare plot simbolikë mund të mësoni nga publikimet e Radio Bullgarisë: “Viti i Ri, Fat i Ri” dhe Survaçka – shkopi magjik i bullgarëve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përgjithmonë” nga Joe Lynn Turner dhe Maria Ilieva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27 - Lajme 09:48 - Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 8 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Hodhi një shikim Radka” në interpretim të këngëtares së madhe folklorike Kiçka Savova. Shkasi..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju flasim për Antarktidën - motorin e ndryshimeve klimatike. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni kompozimin origjinal “Dita dhe Paqja” nga Angell..