Audienca shumëgjuhëshe e Radio Bullgarisë është shumë mirë e informuar për traditat dhe kulturën e vendit tonë, gjë që i detyrohet në një shkallë të madhe informacionit të detajuar që ju prezantojmë çdo ditë në 10 gjuhë përmes teksteve, podkasteve dhe fotove nga Bullgaria. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e sondazhit tonë të radhës, i cili u prit me shumë interes nga audienca jonë e madhe.
Ne ju pyetëm: "Çfarë është survaçka?" Konstatuam me një kënaqësi të madhe se 80% e përdoruesve tanë online e kanë treguar përgjigjen e saktë, e pikërisht se “survaçka” është atributi tradicional për urimet e Vitit të Ri. Janë ngatërruar vetëm vizitorët e faqes shqipe dhe asaj serbe. Disa prej tyre kanë vënë re se survaçka është shkop magjik, disa të tjerë – se ajo është pjesë e dekorimeve tona folklorike për Krishtlindjet.
Çfarë është survaçka?
“Survakane” është një nga zakonet më të dashura bullgare të Vitit të Ri. Atributi kryesor është pikërisht “survaçka” – shkop thane, i zbukuruar me fije shumëngjyrëshe të përdredhura, kokoshka, fruta të thata dhe monedha. Edhe sot e kësaj dite në orët e para të Vitit të Ri bullgarët, zakonisht fëmijët, i trokasin me të ashtuquajturin “survaçka” anëtarët e familjes duke i uruar shëndet dhe mbarësi. Ja një prej urimeve më të përdorura:
“Surva, surva, një vit i gëzuar,
të mbjella të bollshme në fusha,
një mollë e kuqe në kopsht,
një misër e verdhë,
një kokërr rrushi të madh në vresht,
një qese plotë me para...
Jetë e gjatë deri mot, deri në motmot!”
Tradicionalisht, në orët e para të vitit të ri survakarët shkojnë nëpër fshat dhe i trokasin me survaçkën fqinjët dhe të afërmit.Nikoqirët u japin para ose karamele. Më shumë për këtë traditë të bukur bullgare plot simbolikë mund të mësoni nga publikimet e Radio Bullgarisë: “Viti i Ri, Fat i Ri” dhe Survaçka – shkopi magjik i bullgarëve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kulturë do t’ju tregojmë për Ditët e Kulturës Bullgare në Tiranë. Në rubrikën Kënga e ditës do t’ju njohim me Iskrena Jordanovën - një muzikante e shquar që ia kushtoi..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Shoqëri”, do t’ju sjellim intervistën me Doc. Spas Tashev për regjistrimin e fundit në Maqedoninë e Veriut, në të cilin Ata që u deklaruan si bullgarë janë më shumë se..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 4 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë intervistën e redaktores sonë muzikore Allbena Bezovska me Pllamena Mangovën - një nga..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov..