Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një qendër terapeutike ofron ndihmë profesionale për të varurit nga droga

7
Foto: Facebook/ Qendra Terapeutike të Varësive “Shën Ilija”

Illko Bojaxhiev dhe Zaprjan Momçillov e njohin varësinë por arrijnë të kalojnë përmes dyerve të saj të mbyllura. Sot ata qëndrojnë nga ana tjetër duke ndihmuar vëllezërit nga fati të zbulojnë çelësin drejtë lirisë së tyre.

Tetëmbëdhjetë veta të cilët luftojnë me veten dhe për veten, së bashku pritën Vitin e Ri të parë në Qendrën Terapeutike të Varësive “Shën Ilija”. Kompleksi i shtrirë në rrëzat e malit Stara Pllanina jo larg qytetit Gabrovo (Bullgari Qendrore Veriore) filloi së funksionuari gjatë pranverës së vitit 2021 plotësisht me fonde personale. Për disa prej anëtarëve ky është një tjetër mundësi për të dalë nga kontrolli i drogës.

Është e vështirë të bësh ndonjë ndryshim te vetja, edhe pa të jesh i varur – thotë Illko Bojaxhiev, konsulent në qendër dhe themelues i fondacionit “Komunitet në ndihmë të të varurve”. – Problemi ndërlikohet edhe më shumë, kur ekziston edhe një çrregullim personaliteti, që në fakt është varësia. Kisha mentorët dhe trajnerët e mi, isha i përfshirë në ndihmën e shumë djemve si unë dhe vazhdoj ta bëj. Dhe është me rëndësi që njerëzit të dinë se ka ndihmë profesionale për një problem të tillë, i cili nuk duhet të fshihet dhe të nënvleftësohet. Njeriu nuk mund të shpëtojë vet nga varësia, prandaj ne jemi këtu për të ndihmuar.”

Qendra terapeutike kopjon modelin e afirmuar nga Federata Botërore e Komuniteteve Terapeutike. Kujdesi për të varurit nga droga në të zgjatet nëntë muaj – në një mjedis të mbrojtur, askush nuk merr rolin e shefit, ndërsa ata që janë të avancuar në rikuperim marrin përsipër përgjegjësinë dhe ndihmojnë të tjerët.

Shumica e vizitorëve në qendër filluan të përdorin drogë që në fëmijëri. Marin dhe Kallojan nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull por më në fund mund të mburren me tetë muaj “të pastër”. Njeri prej tyre do të vazhdojë mjekimin në komunitetin e mbyllur, por tjetri tashmë jeton në banesë dhe së shpeti do të nisë nga puna.

Mbeta pa banesë, pa miq, pa punë dhe vetëm një gjë më interesonte – tregon Martin. - Në fillim abuzova për ish-gruan, për këtë apo atë. Por u lodha të jem narkoman.”

“Edhe për mua gjithçka u shemb, është shumë e lehtë të zbresësh poshtë - shton Kallojan. - Unë nuk mund të jetoja me ose pa substanca. Nuk isha në gjendje të shkoj në punë, të fle, të ushqehem, dhe në të njëjtën kohë nuk kisha para për të blerë. Kam vetëm nënë, e cila vuante dhe e ndjente veten po aq e pafuqishme se ndihesha dhe vuajta unë. Ajo kërkonte ndihmë – por derisa unë nuk e kërkova vërtet për veten, nuk ndodhi kurrë. Duket lehtë me fjalë, por këto janë shumë përpjekje, shumë dhimbje, shumë privime, shumë indinjatë dhe shumë luftë me veten.

Një ekip i psikologut klinik, psikologut social, konsulentit me përvojë në varësitë, psikiatrit, terapistit të artit, udhëzon pjesëmarrësit në program për tëkuptuar dhe ndërgjegjësuar problemin, për të njohur vetën dhe për të përballur  emocionet. Me rëndësi kyçe gjithashtu është kuptimi, në vend të zakonit me të cilin janë të mësuar të varurit na droga.

Qendra afron me terapinë në grup – shton Martin. – Aty janë njerëzit të cilët kuptojmë përmes çfarë kaloj. E pranoj si familje – përndryshe as me narkomanët ndihem narkoman, as me të pavarurit i pavarur. Kur jam jashtë dhe i pastër, kam nevojë për njerëz rreth meje që të ndaj me ta atë që nuk është në rregull me mua pa më gjykuar.”

Martin dhe Kallojan përpiqen për t’u çliruar nga damka ndaj të varurve nga droga duke u lidhur me njerëz të rinj. Në këtë drejtim ata gjejnë kuptim në bashki, e cila i ndihmon ata të përfshihen në iniciativa vendore.

Themeluesit e qendrës ndihmojnë të varurit me gjithçka që është e domosdoshme, por secili vet duhet të kalojë rrugën, thekson Illko Bojaxhiev.

Tek ne është pak më ndryshe – ne vet duhet të jemi të përgjegjshëm, të meritojmë shëndetin tonë. Pra, le t’i urojmë vetes forcë për t’u shëruar” thërret ai.

Përpilues: Diana Cankova (sipas reportazhit të Velina Mahlebashieva, korrespondente e BNR-së në Gabrovo)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/ Qendra Terapeutike të Varësive “Shën Ilija”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD