Komiteti rinor i partisë VMRO organizoi një protestë pranë rezidencës “Bojana” përpara takimit të përbashkët të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një letër ata kërkojnë takim me kryeministrat Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski. "Po flasim për linjat ajrore dhe jo për problemet reale - të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, problemet me gjuhën, historinë dhe kulturën tonë," tha Aleksander Sidi për televizionin bTV.
“Dëshirojmë të deklarojmë qëndrimin e VMRO-së dhe të mbi 70% të qytetarëve bullgarë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë bullgarë, të drejtat e të cilëve po shkelen çdo ditë”, tha Sidi. Ai shtoi se gjuha dhe historia bullgare nuk mund të vidhen dhe se “serbomanët” nuk kanë vend në BE, raportoi BGNES.Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta..